Holand: Leonarda të kthehet në Francë por pa familje

Presidenti i Francës, Fransoa Hollande ka thënë se vajza e përkatësisë rome e cila u largua nga autobusi i shkollës dhe u deportua mund të kthehet dhe të përfundojë studimet e saj, por jo edhe familja e saj.

15 vjeçarja Leonarda Dibrani, u dëbua këtë muaj bashkë me familjen e saj dhe pesë vëllezërit e motrat pasi humbi betejën për fitimin e azilit në Francë.

Rasti nxiti protesta nga grupe nxënësish në Francë derisa një hulumtim i qeverisë zbuloi se depërtimi i tyre ishte legal.

Familja Dibrani la Kosovën për Francën pesë vjet më parë dhe jetonte në Levier, në lindje të Francës.

Ata kishin përmendur diskriminimin në Kosovë si arsye për azil. Por, Leonarda ka thënë për AFP, se nuk do të kthehet në Francë pa familjarët e saj.

“Nuk do ta braktis familjen pasi unë nuk jam e vetmja që duhet të shkojë në shkollë pasi janë edhe vëllezërit dhe motrat e mija”, ka thënë ajo.

Babi i Leonardës, Reshat Dibrani, ka thënë se ai ka lindur në Kosovë, por se fëmijët e tij dhe bashkëshortja kanë lindur në Itali, por se ai kishte gënjyer se ishin nga Kosova, sepse kishte shpresuar se në këtë mënyrë do të fitonte azilin.

Lajme të ngjashme

Back to top button