“Të vrasësh zogun përqeshës”, mos e kërkoni fajin çdoherë te më i dobëti!

“Të vrasësh zogun përqeshës” ende thotë atë që duhet të thotë, ai ka mundur tu mbijetojë viteve pa lëkundje.

“Të vrasësh zogun përqeshës”, është i shkruar nga autorja amerikane, Harper Lee, e cila ka përdorur një art vizual dhe me qartësime kinematografike, ku shkrihet një skenë me tjetrën pa nevojën e përkthimit.

Romani përshkohet nga ngrohtësia dhe humori, pavarësisht se trajton çështje shumë serioze si dhuna dhe pabarazia racore, ndaj nëse ende nuk e keni lexuar, Portalb u sugjeron që sa më shpejtë ta keni në duart tuaja.

Vepra është bazuar gjerësisht në kujtimet e autores për familjen e vet dhe për fqinjët, më saktë në ngjarjet që kanë ndodhur afër vendlindjes së saj, kur ajo ishte 10 vjeç.

Historia e librit tregohet nga Skot, vajza 6 vjeçare e një juristi të bardhë, Atikus Finç, i cili mbron një burrë zezak, të akuzuar pa qenë fajtor, për një përdhunim. Kjo ka bërë që, babai i Skotit, personazhit që rrëfen, të jetë si një hero moral për shumë lexues dhe si një model integrimi për avokatët.

“Të vrasësh zogun përqeshës”, Harper LeeRomani i Harper Lee fillimisht u botua në 30 gazeta e revista, duke u diskutuar dhe komentuar gjerësisht nga kritika.

Kritikët dhe gazetarët kanë vënë re një nga elementet më të spikatura të stilit të saj, siç është talenti për të shtjelluar natyrshëm ndodhitë, që në një artikull u cilësua stil brilant dhe se Harper Lee ka një dhuratë të dukshme, “Aftësinë për shtjellimin e historive”.

Më vitin 1961, kur libri kishte 41 javë që renditej në listën bestseller, iu dha çmimi Pulitzer, që e shokoi shkrimtaren Harper Lee. Ajo gjithashtu fitoi çmimin Brotherhood në të njëjtën kohë, dhe Paperback të vitit, çmim nga revista Bestsellers më 1962.

Për romanin në fjalë, presidenti George W. Bush,  më 5 nëntor 2007, i dha personalisht shkrimtares Harper Lee çmimin prestigjioz presidencial “Medal of Freedom” apo “Medaljen e Lirisë”, çmim të cilin e kanë marrë personalitete nga më të shquarat në botë, midis të cilave përmendim Nënë Terezën.

Bibliotekat britanike këtë roman, e renditën krahas Biblës duke u shprehur, “Çdo i rritur duhet ta lexojë përpara se të vdesë. Nëse ende keni hamendje, që a ta lexoni apo jo, Portalb u siguron se do të ngeleni të fascinuar.

Lexo më shumë:

Libri i javës së parë: “Lufta dhe Paqja” mozaik romancë të mrekullueshme, filozofisë dhe mbijetesës

Libri i javës së dytë: “Dashuri”, prehja dhe rrëmuja e ndjenjave në një vend

Libri i javës së tretë: “Gatsby i Madh”, dëshmia që paraja nuk të bën të lumtur

Libri i javës së katërt: “Prilli i thyer”, vështrimi i jetës nga syri i vdekjes

Libri i javës së pestë: “Don Kishoti i Mançes”, lufta për të arritur të pamundurën

Libri i javës së gjashtë: “Fihi Ma Fih”, lëshojeni shpirtin ta gjejë prehjen

Libri i javës së shtatë: “Njëqind vjet vetmi”, njeriu lufton për të mos arritur asgjë!

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button