Ymeri paralajmëron: Shihemi në Prishtinë

Lideri i lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri ka folur para qytetarëve në Gjilan duke paralajmëruar një protestë në Prishtinë, ku u bëri thirrje për pjesëmarrje, raporton Koha.net

Ai tha se Isa Mustafa dhe Hashim Thaçi janë zaptues të pushtetit që e kanë humbur argumentin politik dhe e kanë vetëm argumentin e forcës. Prania e qytetarëve në sheshin “Agim Ramadani” në Gjilan, e siguroi Ymerin që të thotë se qytetarët janë kundër marrëveshjeve të Qeverisë me Serbinë dhe Malin e Zi.

“Republika nuk mund ta pranojë atë Zajednicë dhe nuk mund ta pranojë që t’i falet tokë Malit të Zi”, tha Ymeri, duke thënë se nuk pranojnë t’i falin “Zajednicës”, “Trepçën”, Brezovicën e shumë resurse tjera.

Sipas Ymerit Republika e Kosovës ose është e qytetarëve ose nuk është fare.

“Me Marrëveshjet e Isës e Hashimit, ajo nuk është e qytetarëve, gjysma është e Isës e Hashimit e gjysma tjetër e Serbisë”, shtoi Ymeri. “Gjilani që u copëtua nga Decentralizmi, sot kërcënohet nga Zajednica”, tha më tej Ymeri.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button