Nikoliq përsërit se nuk e do Evropën para Kosovës

Presidenti serb, Tomislav Nikoliq në një intervistë për FoNet ka folur edhe për atë që ai e quan “problem i Kosovës”.

Ai ka thënë se beteja e Serbisë për Kosovën do të zgjasë shumë kohë, por ai kujtoi se ata nuk e kanë njohur kurrë shkëputjen e Kosovës nga territori i tyre, transmeton Koha.net.

“Nëse në fund të kapitulli 35 kuptohet se Serbia pranon Pavarësinë e Kosovës, ne nuk do ta bëjmë kurrë”, tha Nikoliq, duke vendosur “problemin e Kosovës” para Evropës.

Ai më pas shtoi se ende nuk e sheh se si BE-ja do ta pranojë Serbinë si anëtare të BE-së, dhe nuk do ta njohë Pavarësinë e Kosovës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button