Në Zvicër gjykata refuzoi ndalimin e shamisë në shkolla

Gjykata Federale Zvicerane, vendosi se ndalimi i shamisë që zbatohet në disa shkolla të kantonit St. Gallen është i paligjshëm, raporton Anadolu Agency (AA).

Me këtë vendim i marrë nga gjykata, është vendosur pika e fundit në lidhje me rastin e një vajze muslimane 14 vjeçare e cila në shkollën St-Margrethen nuk është marrë në mësim për shkak se është e veshur me shami.

Drejtoria e shkollës, pohonte se shamia ishte në kundërshtim me rregullimin e veshjes në shkollë. Në vendimin e gjykatës theksohet se: “Nuk ka asnjë dëshmi se vajza e veshur me shami përpiqet të krijojë shqetësime në përhapjen arsimin ose të përhape fenë. Prandaj, nuk është e drejtë që liria e fesë dhe të ndërgjegjes të kufizohet me ndalimin e shamisë”.

Në deklaratën e bërë nga ana e gjykatës, njoftohet se: “Programi akademik i shkollës St-Margrethen është i papajtueshëm me lirinë kushtetuese të fesë dhe të ndërgjegjes”.

“Veshja e shamisë askënd nuk e bënë as të përafërt as të padisiplinuar” tha gjyqtari federal Florence Aubry Girardin.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button