Ademi: Partneriteti ndërmjet MASH-it dhe SASHK-ut ndërtohet mbi bazën e dialogut social

Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Abdilaqim Ademi dhe zëvendës ministri i Arsimit dhe Shkencës, Spiro Ristovski, morën pjesë në Kongresin e gjashtë të Sindikatës së Pavarur të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës.

“Ministria e Arsimit Shkencës dhe SASHK-u janë partnerë një kohë të gjatë, dhe çdo gjë që e bëjmë ka për qëllim përmirësimin e procesit arsimor në të gjitha segmentet, theksoi me këtë rast Ademi”, thuhet në njoftimin e MASH-it.

Ademi theksoi se partneriteti ndërmjet MASH-it dhe SASHK-ut ndërtohet mbi bazën e dialogut social dhe të mirëkuptimit të ndërsjellë të problemeve me të cilat përballemi në punën tonë të përditshme.

“Deri më tani kemi arritur shumë në drejtim të përmirësimit të dialogut social mes të dy palëve. Por dua të theksoj se ne do të vazhdojmë të punojmë në përmirësimin e kësaj fushe, sepse gjithmonë ka hapësirë për sjellje të zgjidhjeve të reja dhe më të mira” u shpreh Ademi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button