Simpozium për 20 vjetorin e themelimit të Odës Stomatologjike të Maqedonisë

Oda Stomatologjike e Maqedonisë me rastin e 20 vjetorit të themelimit të saj organizoi simpozium edukativ me temë “Metodat dhe teknikat bashkëkohore stomatologjike”, raporton Anadolu Agency (AA).

Kryetari i Odës Stomatologjike të Maqedonisë, Vlladimir Popovski, tha se në këtë simpozium përmbyllës edukativ janë ftuar ligjërues eminentë të asociacioneve, në të cilën përfshihen njohuritë dhe praktikat më të reja, dhe ato që do të mund të zbatohen në praktikën e përditshme për të qenë më konkurrues.

Ai më tej u shpreh se stomatologjia ka iniciuar standarde më të larta pune me qëllim të arritjes së profesionalizmit. “Pikërisht stomatologjia ka ngritur standardet duke vendosur standarde më të larta që janë të nevojshme për punën e mjekësisë, pra të ketë profesionalizëm dhe ordinanca të pajisura në mënyrë evropiane. Për këtë nevojiten mjete shtesë, ndaj edhe në përpiqemi që të krijojmë kushte të paktën që financiarisht të punojnë në mënyrë më komode”, tha Popovski, duke shtuar se Oda e Stomatologëve, apo vendi përballet me një mbiprodhim të kuadrove stomatologë.

“Stomatologët në Maqedoni sikur edhe çdo profesion e kërkojnë pozitën e tyre në tregun dhe menaxhmentin që e ofron shteti ynë. Por akoma kemi një prodhim të madh të kuadrove, do të thoja një mbiprodhim të kuadrove, dhe për këto Oda e Stomatologëve do të angazhohet që ky numër të kontrollohet, sepse kjo krijon kushte të konkurrencës të padrejtë”, tha kryetari i Odës stomatologjike të Maqedonisë, Vlladimir Popovski.

Mjetet e mbledhura nga ky simpozium edukativ do të ndahen për qëllime humanitare, edhe atë në Klinikën për Gjinekologji dhe Akusheri në Shkup.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button