Azzurët nuk e duan përballjen me Kombëtaren shqiptare

Shqipëria mund të jetë një dëshirë e të gjitha ekipeve pjesëmarrëse në Evropian, por për italianët mendojnë se kuqezinjtë janë një kundërshtar që duhet shmangur në “Euro 2016”.

Këtë e shkruan gazeta sportive më e madhe në Itali “Gazzetta dello Sport”. Sipas analizës së artikullit, në vazon e fundit ndodhen përfaqësuese debutuese me dëshirë për të befasuar.

Uellsi është ekipi që duhet shmangur sipas gazetës italiane dhe më pas Islanda e Shqipëria, që kanë uri për lavdi. Ndërkohë që te të preferuarat duken Irlanda, që merr pjesë për herë të tretë dhe Irlanda e Veriut.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button