Shkup, Ademi fajëson UT-në për mungesën e ngrohjes

Fakultetet e disperzuara të Universitetit Shtetëror të Tetovës në Shkup të vendosura tek shkolla fillore “Kongresi Mansatirit”, ende përballen me mungesën e ngrohjes. Me mungesën e ngrohjes përballet edhe shkolla fillore në të njëjtin objekt, ku nxënësit ngrohen me ngrohëse rryme, të siguruara nga vetë prindërit, njofton TV SHENJA.

Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Abdilaqim Ademi, drejton gishtin tek menaxhmenti i Universitetit. Ai thotë se USHT-ja është institucion i pavarur dhe se duhet ta sigurojnë ngrohjen me mjete vetanake.
“Jo, ai është një institucion i pavarur dhe vetë duhet të sigurojë mjetet”, tha ministri Ademi.

Ka kohë që studentët ankohen për problemin me mungesën e ngrohjes në hapësirat e universitetit, por premtimi për zgjidhje po shtyhet nga java në javë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button