Rama në Rai3: Shqiptarë të veshur nga Versace

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në një intervistë për televizionin italian “Rai3”, flet për marrëdhëniet Shqipëri-Itali. Intervista e dhënë për emisionin “EstOvest”, do të transmetohet të dielën në orën 11:10.

“Në emisionin e radhës që do të jetë nesër, kemi folur me erën “Rama” të Shqipërisë, të vendin që sapo ka hedhur hapin e parë në integrimin në Bashkimin Evropian”.

“Italianët? Shqiptarë të veshur nga Versace” Kështu nis reklama që lajmëron intervistën në televizioni italian “Rai3”.

EstOvest është një emision javor që jep informacione mbi vendet e Evropës Lindore që prej vitit 2003 në Rai3. Emisioni fokusohet tek ekonomia dhe kultura e këtyre vendeve.

Lajme të ngjashme

Back to top button