Plaçkitje në Hotel VIP Shkup

Rreth orës 01:45 të mesnatës, në Shkup, në hotelin “VIP”, person i panjohur ka plaçkitur një aparat për ngrirje, dy shtëpi kompjuteri, dy monitorë të kompjuterit, laptop, pesë LCD televizorë, kamerën prej recepcionit, dy fotografi arti, të gjitha këto me vlerë prej 349.680 denarë.

Vjedhësi ka arritur ta ç’bllokojë rrezen e derës së përparme të hotelit, ka hyrë brenda, dhe ka marrë gjithçka me vlerë.

Policia është në kërkim të personit të panjohur.

Lajme të ngjashme

Back to top button