Bejta: “Opozita shqiptare, jo më shumë se 7 deputet”. PDSH nuk e merr serioze deklaratën e tij

Nënkryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, dhe njëherazi edhe kryetar i Komunës së Gostivarit Nevzat Bejta, deklaroi se e gjithë opozita shqiptare e bashkuar në zgjedhjet e 24 prillit nuk do të mund të marrin më shumë se 7 deputet. Por ai vijoi edhe më tej duke propozuar që partitë e vogla opozitare ti bashkëngjiten PDSH-së, për të formuar një opozitë më të fortë, njofton televizioni 21.

”Partia Demokratike Shqiptare është parti opozitare edhe partitë e reja të cilët kanë dalur, është mirë që ti bashkëngjiten edhe të bëhen më të fortë si opozitë, që të mundohen ta fitojnë BDI. Tani ne kemi punuar shumë dhe nuk besoj që opozita në zgjedhjet e ardhshme do të ketë 7 deputet, do të ketë më pak deputet”, deklaroi Bejta.

Por pas këtij prononcimi të Nevzat Bejtës, ka reaguar nënkryetari i PDSH-së, Orhan Ibrahimi.

“Deklaratat e Nevzat Bejtës, askush më nuk i merr si serioze, pas shumë deklaratave skandaloze me përmbajtje tragjikomike. Opinioni i brendshëm dhe ai ndërkombëtarë e ka të qartë se çfarë zgjedhje kemi pasur në të kaluarën. Raporti i Komisionit Evropian,  zgjedhjet e 2014 i cilëson si jo të rregullta. Kur ke një proces zgjedhor të kriminalizuar, institucionet që dalin prej aty dalin të kriminalizuara. Ne jemi të hapur për bashkëpunim me faktorin politik shqiptar, ndërsa PDSH të gjithë potencialin e sajnë këto bisedime e ka vendosur drejt qëllimit që këto zgjedhje të jen kredibile dhe në përputhje me standardet europerëndimore. Le të vendose populli se kë do ta mbështesë”, tha Orhan Ibrahimi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button