96% të kosovarëve BE-ja ua refuzoi kërkesën për azil

Të dhënat statistikore të Agjencisë së Statistikave të Bashkimit Eruopian – Eurostat, kanë bërë të ditur se rreth 812,705 persona kanë kërkuar azil brenda shteteve të BE-së, raporton Reuters, transmeton Klan Kosova.

Më shumë se gjysma prej këtyre azilkërkuesve kanë arritur në BE gjatë muajve të verës, në Korrik, Gusht dhe Shtator.

Të dhënat e Eurostat-it tregojnë se 80% të irakianëve dhe 57% të sirianëve kanë arritur të marrin azil në njërin nga vendet e BE-së, kurse refugjatëve 99% të refugjatëve shqiptarë dhe 96% të refugjatëve kosovarë, u është refuzuar kërkesa për azil në këto vende.

Gjermania i ka refuzuar gjysmën e aplikuesve, Franca u ka thënë “jo” rreth 74% të tyre, Italia ka refuzuar 60% të tyre dhe Britania ka refuzuar 63%.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button