Shkolla që mbetet nën harresën e ministrisë

Ka kaluar më shumë se një vit nga hedhja e gur-themelit për ndërtimin e shkollës fillore “Pashko Vasa” të fshartit të Merovës, ndërsa e njëjta akoma ka ngelur në fazën karabina.

Pasi që godina e kësaj shkolle u dogj krejtësisht, Ministria e Shkencës dhe Arsimit  në bashkëpunim me komunën e Zhelinës premtuan ndërtimin e saj dhe sipas ministrit deklaruar atëherë, kah mesi i këtij viti shkolla do të ishte gati.


Foto nga hedhja e gurthemelit 02.02.2012

Por, faktet flasin ndryshe, as këtë vit dy institucionet nuk kanë paraparë mjete për ndërtimin e kësaj shkolle.

Kryetari i komunës së Zhelinës Fatmir Izairi thotë se ndoshta për vitin 2014 do të ndahen mjete për  përfundimin e kësaj shkolle.

“Sa i përket shkollës së Merovës, pasi që ishte ngarkesë e madhe financiare , pasi që njëkohësisht u ndërtua edhe shkolla e Kapaçindollit në fazën karabina, kam informata të sigurta se Ministria e arsimit ka paraparë mjete për shkollën e Merovës, dhe në vitin 2014 do të përfundon ndoshta edhe bashkë me shkollën e Kapaçindollit”, thotë Izari për Portalb. 

Nga ministria nuk ka prononcim për këtë çështje.

Më 15 gusht të vitit 2011 shkolla fillore e fshatit Merovë u përfshi nga flakët dhe 134 nxënës të kësaj shkolle gjatë kësaj periudhe mësimin e kanë zhvilluar në një shkollë të improvizuar në një shtëpi private dhe që atëherë e deri më sot disa herë është premtuar për fillimin e punimeve në këtë shkollë por deri më tani nuk ka pasur asnjë iniciativë konkrete për fillimin e punëve. /Portalb 

Lajme të ngjashme

Back to top button