Përmbytje të mëdha në Stamboll

Shirat e rrëmbyeshëm që përfshinë rajonin e Stambollit, shkaktuan përmbytje në disa pjesë të qytetit më të madh në Turqi.

Për shkak të shirave të rrëmbyeshëm mijëra automjete me orë të tëra mbetën të bllokuara në autostradën kryesore që kalon përmes pjesës aziatike të Stambollit.

Janë përmbytur me mijëra ndërtesa në lagjet e Stambollit, Jumranie, Pednik dhe Kartal, ndërsa autoritetet lokale vendosën rrethoja metalike me të cilat gjatë natës së kaluar u bllokuan rajonet e përmbytura.

Probleme dhe bllokime në qarkullim kishte edhe në rrugën kryesore që të çon në daljet e Stambollit në pjesën evropiane të Turqisë. Ekipet e shpëtimit gjatë tërë natës kanë punuar në pastrimin e kësaj rruge.

Për shkak të erës së fortë, gjatë natës u bllokua edhe lëvizja e trageteve dhe anijeve në Detin Marmara.

Shirat shkaktuan probleme edhe në qarkullimin hekurudhor. Me mijëra persona mbetën  të bllokuar në hekurudhat dhe në stacionet hekurudhore. Qarkullimi rrugor u intensifikua sepse një numër i madh i personave ktheheshin në shtëpitë e tyre pas përfundimit të Festës së Bajramit.

Lajme të ngjashme

Back to top button