LSDM: VMRO-ja zvarrit procesin e realizimit të Marrëveshjes së Përzhinos

Bllokohet marrëveshja rreth KSHZ-së. LSDM dhe VMRO-DPMNE me koncepte të ndryshme rreth emërimit të ekspertëve për anëtarë të organit më të lartë zgjedhor, KSHZ-së, njofton Alsat M.

Ndërkohë ndërmjetësuesi Piter Vanhojte, po qëndron për konsulta në Bruksel. Pas kthimit të tij nga Brukseli pritet që të vazhdojnë edhe bisedimet për përzgjedhjes së ekspertëve për anëtarë të KSHZ-së.

Nga LSDM-ja opozitare shprehen të prerë se kërkojnë profesionalizim dhe depolitizim të KSHZ-së. Sipas tyre VMRO-ja zvarrit procesin që të shkohet në zgjedhje. Partia e Zaevit, kërkon kushte optimale ose në të kundërtën sipas tyre vihet në pikëpyetje marrëveshja e përzhinos.

Derisa nga VMRO-ja me kundërakuza se është pikërishtë LSDM-ja e cila zvarrit procesin, me të vetmin qëllim që të mos përballet me qytetarët në zgjedhjet e 24 prillit. Raportohet se pengesë kyçe është emërimi i ekspertit shqiptarë. Për  LSDM-në sipas VMRO-DPMNE-së janë të papranueshëm emrat e ekspertëve shqiptarë, nën arsyetimin se anojnë nga VMRO-DPMNE-ja.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button