Për të pestën herë raport pozitiv ose për të pestë herë të refuzuar për datë negociatash?

Sonja Kramarska, kolumnë- “Gjendje pa rrugëdalje”, Utrinski Vesnik
E vërteta është se përmbajtja e Raportit aspak nuk është me rëndësi, e se me rëndësi është fakti dëshpërues se Maqedonia edhe për të pestën herë është e refuzuar për datë për negociata.

Nina Nineska- Fidanoska, editorial-“Replika e Stavreskit”, Utrinski Vesnik
A donte rojtari i arkës shtetërore në një formë diplomatike tu jep porosi Europianëve se ndoshta është më mirë ti shohin punët në oborrin e tyre para se të shpejtojnë neve të na qortojnë për përparimin e përshpejtuar të borxhit.

Marjan Blazhevski, koment- “Ngarkesa është e rëndë aq sa shpina është e fortë”, Dnevnik
Pyetja nuk është në madhësinë e borxhit, por aty se janë të harxhuara paratë dhe nëse shteti  i ngarkuar mundet rregullisht ti shlyejë detyrimet.

Ognen Maleski, kolumnë- “Finta G-6”, Utrinski Vesnik
Maqedonia nuk ka asnjë motiv valid për injorim të iniciativës regjionale G-6 Ballkanoperëndimore sepse bashkëpunimi dhe anëtarësimi në BE janë pjesë e vendosmërisë strategjike të shtetit tonë.

Goran Mihajlovski, kolumnë-“Humbje kohe”, Vest
Çka do të thotë raporti për qytetarët e thjeshtë të Maqedonisë mbi të cilët u referua edhe eurokomisari Fule? Absolutisht asgjë. Neve edhe ashtu jeta na kalon në pritje raportesh.

Biljana Sekulovska, kolumnë-“Popull i lotarisë”, Vest
Rastet sociale të cilat shpresojnë se janë të vendosura në daullen e lotarisë, të cilët do të jepnin çdogjë të jenë çka do, edhe skllevër, vetëm të punojnë diçka, në këtë turp prej shteti.

Darko Janevski, kolumnë- “Venizelos dhe Vigenin në Kukush”, Dnevnik
Askush deri tani, as edhe Stalini, as UDBA, as KOS-i i Josip Brozit, nuk kanë mundur ti vendosin në dy anë të kundërta dy popujt si autoritetet e sotshme demokratike proevropiane.

Vlatko Gjorçev, kolumnë-“Ende presim të rrëzohet tribina veriore”, Dnevnik 
Akoma presim deklarata, spine, pres konferenca. Sikur kanë harruar se e fituan pushtetin në Qendër, se kanë kryetar bashkie dhe shërbime komunale, këshill, majoritet. Akoma veprojnë si lëvizje e padefinuar.

Lajme të ngjashme

Back to top button