Nesër Shqipëria mëson emrat e kundërshtarëve në Euro2016

Ka filluar “countdoën”-i final për mbërritjen në ceremoninë e shortit të gjashtë grupeve të “Euro 2016”, të fazës finale, kompeticion që do të zhvillohet verën e vitit të ardhshëm në Francë. Të shtunën, në orën 18:00, në kryeqytetin francez, Paris, 24 finalistët e Europianit të radhës do të jenë në ankth, duke pritur emrat e kundërshtarëve në grup.

Mes tyre, për herë të parë në histori, edhe Shqipëria. Kuptohet, në këtë ceremoni do të jetë presidenti Armand Duka, trajneri Xhani De Biazi dhe drejtori teknik i kombëtares, Alban Bushi. Përmes shortit të zakonshëm, goglat do të zbardhin gjashtë grupe me nga katër skuadra secili. Kujtojmë se faza finale e këtij kompeticioni do të fillojë të premten e 10 qershorit 2016, ndërkohë që ndeshja finale e

“Euro 2016” do të luhet në “Stade de France”, të dielën e 10 korrikut 2016. Skuadrat e ndara sipas vazove, para shortit në Paris.
Të 23 skuadrat e kualifikuara (Franca ka qenë finaliste direkt, si vend organizator) janë ndarë në katër vazo, bazuar në koefiçientët kombëtarë sipas UEFA-s, me Spanjën, kampionen aktuale të Europës, e cila siguron një vend në vazon e parë. Franca nuk është përllogaritur në bazë të koefiçientit në vazot e shortit, pasi ajo është caktuar automatikisht si kokë e Grupit A1. Kështu, vazoja e parë do të ketë pesë skuadra. Grupet, nga A deri te F, do të përbëhen me nga katër skuadra secili. Shorti fillon me vazon 1. Një gogël tërhqiqet dhe skuadra që del caktohet për Grupin B, në pozitën B1; një gogël e dytë tërhqiqet dhe skuadra përkatëse caktohet për Grupin C, në pozitën C1; dhe kështu me radhë, deri në Grupin F.

Skema e kalendarit të fazës finale të “Euro 2016” është e përcaktuar tashmë Shqipëria është kualifikuar për herë të parë në finalet e një Kampionati Europian. Kuqezinjtë e De Biazit do të jenë në Francë, verën e vitit të ardhshëm, ku do të konsumojnë një eksperiencë të rrallë, por edhe mjaft të vështirë. Këtë e tregon edhe vendosja e skuadrave nëpër vazo, mbi të cilat do të ndërtohet edhe hedhja e shortit të fazës së grupeve në finalet e “Euro 2016”. Qytetet e Francës, ku do të luhet faza finale e “Euro 2016” Janë disa komponentë që e bëjnë këtë ndarje në katër vazo, me nga 6 skuadra, që në tërësi konkludojnë në koefiçentin e UEFA-s për secilin skuadër pjesëmarrëse në Europianin e vitit të ardhshëm. Shqipëria bën pjesë në vazon e katërt, pra të fundit, dhe lë pas vetes vetëm Irlandën e Veriut.

Edhe kjo e fundit ka kualifikimin e parë në historinë e vet në finalet e një Kampionati Europian. Në grup me ne është edhe Uellsi, Islanda dhe Turqia. Kjo e fundit u kualifikua direkt si skuadra e tretë më e mirë në fushatën kualifikuese, ndërsa të tjerët janë të gjithë debutues në një Europian. Ngjyrat kuqezi do të “pushtojnë” edhe Francën, verën e vitit të ardhshëm Koka e vazos 4 është Turqia. Franca, Gjermania, Spanja, Anglia, Portugalia dhe Belgjika do të jenë koka të grupeve në fazën finale të “Francë 2016”. Duke parë pozicionin e kombëtares sonë, shorti paraqitet i vështirë në letër, sepse mund të përballemi në fazën e grupeve me kampionë Bote dhe Europë, me rivalë që janë në majat e futbollit kontinental. De Biazi ka kërkuar të evitojë Italinë, atdheun e tij, ndërsa kapiteni Cana ka shprehur dëshirën të mos biem në një grup me Spanjën. Pas festimeve madhështore për kualifikimin, kombëtarja duhet të “mprihet” mirë për finalet e “Euro 2016” Më poshtë, ja një përmbledhje e situatës aktuale e “Euro 2016”, para hedhjes së shortit, prej orës 18:00. Ekipet e kualifikuara direkt: Franca (si vend organizator), Islanda, Çekia, Belgjika, Uellsi, Spanja, Sllovakia, Gjermania, Polonia, Anglia, Zvicra, Irlanda e Veriut, Rumania, Austria, Rusia, Italia, Kroacia, Portugalia, Shqipëria. Vendi i tretë më i mirë: Turqia Kualifikohen përmes “play-off”-it: Ukraina, Suedia, Hungaria dhe Republika e Irlandës.
Shorti i fazës finale (grupet): Të shtunën, më 12 dhjetor, në Paris, Francë. Do të jenë katër vazo me nga gjashtë ekipe secila. Në vazon e parë, bashkë me Spanjën, kampione e Europës në fuqi, do të jenë pesë ekipe të tjera, që quhen koka grupi. Në total, 24 ekipet do të ndahen në gjashtë grupe me nga katër ekipe. Kualifikohen për në 1/8-t e finaleve dy skuadrat e para dhe katër vendet e treta më të mira. Data e fazës finale: Faza me grupe (10-22 qershor), 1/8-t e finaleve (25-27 qershor), çerekfinalet (30 qershor-3 korrik), gjysmëfinalet (6-7 korrik), finalja (10 korrik).

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button