Swansea e kërkon Giggsin për trajner

Skuadra angleze, Swansea është pa trajner, pasi dje kishte vendosur që të shkarkonte trajnerin e deri atëhershëm, Gary Monk.

Objektivi i tyre i parë ishte Brendan Rodgers, por vet trajneri nuk dëshiron një kthim në Swansea, pasi shpreson që do të marr drejtimin e Anglisë vitin tjetër.

The Independent shkruan se tashmë objektiv kryesor i Swanseas ëshë Ryan Giggs, i cili është ndihmës i parë i Louis van Gaalit në United.

Mbetet të shihet nëse Giggs do të pranoj këtë ofertë, apo do të pres mundësinë e tij në United.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button