Avokati i popullit paralajmëron hetime për torturat ndaj grupit të Kumanovës

Avokati i popullit hapi një lëndë për torturë policore ndaj të akuzuarve në rastin “Lagjia e Trimave”.

Ai  deklaroi se në këtë institucion një ditë më parë ka mbërritur një shkresë anonime, në të cilin të akuzuarit ankohen se kanë qenë të keqtrajtuar nga nëpunësit policor që i kanë shoqëruar ata deri në gjykatë dhe gjatë kthimit në paraburgim, transmeton Alsat.

Menjëherë pas lajmërimit përfaqësuesit e avokatit të popullit i kanë vizituar të akuzuarit në burg dhe prej tyre janë marrë deklarata.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button