Kërçovë, arrestohen dy të rin të dyshuar për vjedhje

Për shkak të ekzistimit të kryerjes së gjithsej gjashtë veprave të jashtëligjshme “Vjedhje e rëndë”, stacioni policorë në Kërçovë ka ngritur padi penale ndaj A.E. (18) dhe G.K. (25) nga Kërçova. Për të dyshuarit, gjykata hetuese ka vendosur masë arresti prej 30 ditësh.

Nga Sektori për Punë të Brendshme në Ohër thonë: “Të dyshuarit, gjatë periudhës Prill – Tetor të këtij viti, në Kërçovë dhe në disa vendbanime përreth kanë kryer tetë vjedhje të rënda.

Me përdorim të mjeteve të hekurta dhe me forcë ato kanë hapur dyert dhe dritaret e disa shtëpive në fshatrat Sërbicë, Tuhin dhe Arangjell, pronarët e të cilave jetojnë përkohësisht jashtë vendin si në Zvicër, SHBA, etj. Aty, ato kanë kryer bastisje në kërkim të arit dhe parave.

Stolitë e çmuara dhe të arit i kanë shitur në disa artari në Kërçovë dhe parat i kanë shfrytëzuar për nevoja personale. Të dyshuarit janë persona të njohur për veprime të këtilla dhe edhe më parë kundër tyre janë ngritur padi të ngjashme. – tha Stefan Dimoski, zëdhënës i SPB – Ohër.

Lajme të ngjashme

Back to top button