Ministri Shabani dhe Vinton nga UNDP promovuan, mënyrat inovative për nxitje të zhvillimit rajonal

Ministri i vetëqeverisjes lokal Lirim Shabani dhe përfaqësuesi i përhershëm i UNDP-së në Maqedoni, Luisa Vinton sot promovoi Udhëzuesit për investitorë,Koleksionet e zonave industriale dhe E platformat e Biznes qendrave që janë të vendosura në rajonet planifikuese, njofton Portalb.

Sipas ministrit Shabani, Ministria e Vetëqeverisjes Lokale në bashkëpunim me UNDP-në,ka zhvilluar disa projekte kyçe që përmes një partneriteti në mes të sektorit publik dhe privat,janë në funksion të zhvillimit lokal dhe rajonal.

“Bëhet fjalë për mënyra të reja të ofrimit të shërbimeve për biznes sektorin në nivel rajonal dhe lokal përmes Qendrave të biznesit të vendosura në tetë rajonet planifikuese. Gjithashtu në nivel rajonal funksionojnë edhe Rrjetet për zhvillimin gjithëpërfshirës,me qëllim ​​për të krijuar një ambient të partneritetit dhe të konkurrencës si përparësi për rajonet e planifikimit”, tha ministri Lirim Shabani. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button