Analiza e CNN: Si do të dukej Amerika pa myslimanë!

SHBA – Ju tanimë keni dëgjuar disa herë, thirrjen e kandidatit republikan Donal Trump për ndalimin e hyrjes së të gjithë myslimanëve në Shtetet e Bashkuara.

Kandidati republikan, megjithatë ishte përballur me kritika të forta, madje edhe nga vetë partia e tij. Por ideja e tij nuk është krejt pa “mbështetje”, shkruan CNN në një analizë.

Trump ka shpjeguar logjikën e një mendimi të tillë: Një ndërprerje totale të hyrjes së myslimanëve në Amerikë deri sa Qeveria amerikane të gjejë se “çfarë po ndodh”. Dhe ndalimi do të prekte jo vetëm të huajt që do të donin të imigrojnë në SHBA, por edhe turistët dhe studentët që kërkojnë viza të përkohshme.

Por çfarë do të ndodhte nëse sugjerimi i Trump do të bëhej realitet?

CNN sjell një analizë hipotetike nëse ndalesa e propozuar nga Trump do të ishte futur në fuqi disa dekada më parë – cili do të ishte ndikimi i saj në jetën kulturore, ekonomike dhe aspekteve tjera të SHBA-ve?

Arritjet arkitektonike tek rrokaqiejt

A mund të imagjinoni horizontin e Çikagos pa Ndërtesën Willish (dikur Ndërtesa Sears) apo edhe Qendrën John Hancock?

Këto janë vetëm dy nga ndërtesat e dizajnuara nga Fazlur Rahman Khan. I konsideruar si vizionar në këtë fushë, dizajnet e tija ndryshuan mënyrën e ndërtimit të strukturave të larta.

Dizajnimi i “Sears Tower” (110 kate) e bëri atë ndërtesën më të lartë deri në vitin 1996.

Ai kishte lindur në vitin 1929 në atë që quhet sot Bangladesh dhe për herë të parë në SHBA erdhi nëpërmjet një burse të Fulbright.

Një mysliman praktikues, Rahman ndihmoi edhe në ndërtimin e Terminalin e Haxhit në aeroportin e Jeddah, Arabi Saudite, i cili është i dizajnuar për të lehtësuar mbërritjen e dhjetëra mijërave pelegrinëve në Mekë.

Mungesë e trofeve për Houston

Qyteti krenar i Houston kishte një numër të sportistëve profesionistë në gjirin e vetë: Tanimë i shpërbëri Houston Comets fitoi katër WNBA finale rresht, dhe ai i futbollit, Houston Dinamo, fitoi Kupën MLS dy herë radhazi.

Por ajo që një tifoz i Houston me shumë gjasa mburret janë fitimi i kampionatit nga Houston Rockets “1994 dhe 1995” në NBA. Ndër tri ligat më të njohura – NFL, NBA dhe MLB – Rockets fituan kampionatin e vetëm madhor për Houston.

Por a mendoni se Houston do të fitonin këtë kampionat pa Hakeem Olajuwon?

Qendra jo se i kishte fituar këta tituj vetëm, por ishte lojtari më i rëndësishëm në ekip. Ai agjëronte gjatë Ramazanit, madje edhe gjatë ndeshjeve rraskapitëse.

Ai u pranua në “Hall of Fame” në vitin 2008. Rrethi Islamik i Amerikës së Veriut festuan njoftimin, duke thënë se Olajuwon “ishte në mënyrë të vazhdueshme një shembull për myslimanët dhe rininë myslimane – i mbështetur në parimet e Islamit”.

Nëse ai do të ishte ndaluar të emigronte në Shtetet e Bashkuara nga Nigeria e tij e lindjes për shkak të fesë së tij, “Ëndrra Shake” do të kishte ekzistuar vetëm në imagjinatën tonë.

Ku do të ishte niveli i muzikës amerikane?

Në këtë botë hipotetike, a do të gjenin vendin e tyre në histori Ray Charles dhe Aretha Franklin pa ndihmën e një myslimani?

Fatmirësisht, zbulimi i Charles dhe Franklin nuk ishte në dorën e fatit. Ahmet Ertegun, themeluesi i

Atlantic Records, vërejti madhështinë e tyre dhe nënshkroi me ta. Veshi i tij për hite nuk ndaloi me R&B.

Artistë amerikanë dhe britanikë nënshkruan me Ertegun, duke përfshirë Rolling Stones, Led Zeppelin e Crosby, Stills, Nash dhe Young.

Ertegun ishte lindur në Turqi. Babai i tij ishte diplomat dhe familja e tij u vendos në SHBA kur babai i tij u emëruar ambasador në SHBA.

Ne mund të themi se ndalesa nuk do të vlente për ambasadorët, por Ertegun dhe vëllai i tij Nesuhi qëndruan në SHBA edhe pas përfundimit të mandatit të babait të tyre.

Histori tjera të myslimanëve të suksesshëm

Dr Qanta Ahmed ka llojin e historisë së suksesit, histori që e bën këtë vend të madh.

Ajo është një pulmonologiste e lindur jashtë vendit, mjeke dhe specialiste e cila e ka shfrytëzuar edukimin e saj amerikan për të ndihmuar njerëzit në mbarë botën si një eksperte mjekësore dhe autore – dhe ajo është myslimane.

Ahmed, e cila u rrit në Londër dhe studioi për mjekësi në Arabinë Saudite, është trajnuar nëpërmjet një programi të posaçëm të vizave të emigracionit për mjekët në vitet 1990. Tani jeton dhe punon në New York. Ajo këtë muaj do të bëhet zyrtarisht një qytetare amerikane, për të cilin ajo ndihet “jashtëzakonshëm e privilegjuar”.

Ahmed, idenë e ndalimit të Donald Trump e ka quajtur “një largim të plotë nga vlerat amerikane”.

Forcat e Armatosura do të kishin humbur më shumë se disa burra të mirë

Myslimanët përbëjnë një pjesë solide të anëtarëve të shërbimit të SHBA. Megjithatë, kontributi i myslimanëve për forcat e armatosura amerikane nuk është i parëndësishëm.

Numri i saktë i anëtarëve myslimanë që shërbejnë në Ushtrinë Amerikane nuk është i njohur saktësisht. Megjithatë supozohet se numri i tyre mund të jetë prej 4,500 deri 5,500.

Disa nga këto trupa janë myslimanë amerikanë apo emigrantë që u natyralizuan në qytetarë amerikanë.

E nëse skenari i Trump do të realizohej më herët, transmeton Telegrafi, është e sigurt se shumë prej këtyre anëtarëve të shërbimit nuk do të kishin qenë në gjendje të luftonin për Shtetet e Bashkuara.

Zëdhënësi i Pentagonit, Peter Cook, duke komentuar deklaratat e Trump ka thënë: “Shtetet e Bashkuara nuk kanë ndonjë çështje, e sigurisht edhe Departamenti i Mbrojtjes, që krijon idenë se Shtetet e Bashkuara janë në kundërshtim me besimin mysliman dhe se islami do të jetë kundërproduktiv për përpjekjet tona, dhe në kundërshtim me vlerat tona”.

Rëndësia e myslimanëve në forcat e armatosura amerikane nuk është vetëm çështje e fjalëve të mira.

Kemi parasysh historinë e Kareem Rashad Sultan Khan. Ai ka lindur në New Jersey nga prindër emigrantë, u bashkua me Ushtrinë dhe u vra në Irak në vitin 2007.

Khan dhe tre ushtarë të tjerë u vranë nga një bombë, ndërsa ata kontrolluan shtëpitë e braktisura për eksplozivë.

Në një intervistë me Gannett News Service, babai i Khan kishte thënë se djali i tij u bashkua me Ushtrinë për shkak të kujtimeve të tij të 11 Shtatorit.

“Besimi i tij mysliman nuk e ka ndaluar atë të shkojë “, tha Feroze Khan. “Ai shikoi në atë që e bën atë amerikan dhe vlerësoi se ka një punë për të bërë”.

Khan është varrosur në Varrezat Kombëtare të Arlingtonit.

Një zë i humbur i komedisë amerikane

Nëpërmjet komedisë së tij, librit të tij në romancën moderne dhe show i tij “Mjeshtër i askujt”, Aziz Ansari është shfaqur si një prej zërave të veçanta.

Ansari ka lindur në Karolinën e Jugut, kështu, hipotetikisht, ai nuk do të ishte një subjekt i një ndalimi.

Por, hipotetikisht, është e drejtë të imagjinojmë se prindërit e tij nuk do të kishin qenë në gjendje të emigrojnë nga India.

E Ansari, një ateist, ka provuar të jetë një mbrojtës i patundur kundër islamofobisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button