Vrasja e një shqiptari para 70 vjetësh: ja pse Beogradi e ka shpallur “sekret” prejardhjen familjare të Marko Gjuriqit

Marko Gjuriq, shefi i Zyrës së qeverisë së Serbisë për Kosovën, mban njëherësh dhe statusin e nipit të dikujt që ka vrarë një shqiptar në vijën që ndan trevën e Drenicës nga ajo e Kollashinit, ngjarje e ndodhur pas përfundimit të luftës së Dytë Botërore.

Dhe, nëse kihet parasysh sjellja e atij gjermanit që u kërkoi falje shqiptarëve për masakrat e babait të tij nazist në Borovë të Ersekës, edhe Marko Gjuriq duhet t`u kërkojë një ndjesë shqiptarëve për aktin e gjyshit të tij, derisa është dhe ministër në një qeveri shqiptarësh.

Informacioni mbi këtë ngjarje përcillet nga një burim kofidencial, që thotë se V. Gjuriq, gjyshi i Marko Gjuriqit, i cili ka punuar si roje e pyllit pas përfundimit të luftës së Dytë Botërore në vendin e quajtur Kurillov, apo si e quajnë serbët Krivollov, ka vrarë me armë zjarri një shqiptar nga Drenica i cili kishte dalë për të marrë dru në mal.

Sipas burimit, shqiptari është vrarë për shkaqe etnike dhe jo se ka tentuar të presë dru në mënyrë të paligjshme. Dhe deri më tani, thotë ai, familja Gjuriq, apo gjyshi i Markos, nuk ka dhënë llogari për këtë vrasje.

Prejardhja e Gjuriqëve  

Marko Gjuriq ka prejardhjen nga treva e Kollashinit të Ibrit, që në Kosovë njihet si komuna e Zubin Potokut.dsc_0001

Para 200 vitesh, Gjuriqët kanë ardhur nga Mali i Zi dhe dhe janë vendosur në Kosovë, në pjesën e Kollashinit, në mes të Zubin Potokut dhe Skënderajt.

Burimi ka shtuar se familja e Marko Gjuriqit ka jetuar në vendin e quajtur Milkovac, që është në malet e Zubin Potokut në pjesën kufitare me Drenicën, pra Skënderajn.

Por Gjuriqët ikën nga Kosova për të jetuar në Beograd, atje ku ka lindur dhe Markoja. Dhe kjo ka ndodhur para 70 vitesh, pikërisht në kohën e vrasjes së shqiptarit, që sipas gjitha gjasave është një ikje nga frika e hakmarrjes.

Interesant është fakti se prejardhja e familjes së Marko Gjuriqit në Serbi, tani për tani cilësohet si “sekret shtetëror”. Dhe burimi thotë se dhe kjo ka lidhje me vrasjen e shqiptarit nga ana e gjyshit të Marko Gjuriqit.

Sepse, vendimi qeveritar për ta trajtuar si “sekret” prejardhjen, apo më saktë të kaluarën e familjes Gjuriq, është marrë qysh në vitin 2012, kohë kur Marko Gjuriq u emëruar si këshilltar për Kosovën i presidentit Tomisllav Nikoliq.

Marko Gjuriq ka mbaruar fakultetin Juridik në Universitetin e Beogradit. Ai ka shkruar e folur  shumë për Kosovën në seminare e debate të ndryshme, që kur ishte student.

Ai është gjithashtu një nga themeluesit e Partisë Përparimtare Serbe, SNS të Tomisllav Nikoliqit.

Por në biografinë e Marko Gjuriqit, nuk haset asgjë e shkruar për prejardhjen e familjes së tij.

Vetëm thuhet se nëna e tij ka prejardhje nga familja e ish-kryeministrit të Mbretërisë Serbe, Nikolla Pashiqit, e cila zënë një vend të veçantë në historin e Ballkanit, transmeton tesheshi.com.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button