E-shoqëri: Të ruajmë demokracinë e internetit duke mbrojtur privatësinë (FOTO)

Liria në internet njëjtë sikur liria në përgjithësi, mbart me vete përgjegjësi si dhe mundësi për keqpërdorime. Si të mos dëmtohet sfera demokratike dhe e lirë në internet njëkohësisht duke mbrojtur lirinë e shprehjes, privatësisë, dhe sigurinë? Të drejtat e njeriut si bazë e shoqërisë bashkëkohore si dhe gjuha e urrejtjes në internet dhe privatësia, janë këto disa tema të cilat u diskutuan sot në Shkup nga folës ndërkombëtar dhe vendor në konferencën “E-shoqëri” e 11-të me radhë me temë  “Liria dhe privatësia në internet”. Organizatorë janë Fondacioni Metamorfozis dhe Instituti ndërkombëtar për të drejtat e njeriut dhe paqe nga Kaeni, njofton Portalb.mk.

“Qasja në Internet ditëve të sodit është shndërruar në të drejtë themelore e njeriut, njëkohësisht edhe qasja në rrjetet sociale paraqet liri njerëzore. Nga ana tjetër, nuk duhet harruar edhe rreziqet që i sjell me vete kjo liri, keqpërdorimi i saj nga terroristë të ndryshëm, si për shembull rasti i Parisit para disa kohëve.  Për këtë konferencë zgjodhëm tema aktuale nga aspekti politik dhe shoqëror në Maqedoni si dhe për funksionimin e mediave në këtë vend. “ u shpreh mes tjerash, ambasadorja e Francës në Maqedoni, Lorens Auer.

Drejtori i Fondacionit “Metamorfozis”, Bardhyl Jashari thotë se është shumë me rëndësi që të gjendet baraspesha mes lirisë së shprehjes dhe të drejtës për privatësi.

“Jo vetëm ne por edhe mbarë bota, aktualisht nga njëra anë ballafaqohemi me çështjen e mbrojtës së privatësisë dhe nga ana tjetër, të garantimit të së drejtës së privatësisë. Duhet të gjendet mënyrë si të vendoset një baraspeshë mes lirisë së shprehjes dhe të drejtës për privatësi. Interneti duhet të jetë i lirë, qytetarët e Maqedonisë duhet të shprehen lirshëm me këtë të marrin pjesë në procesin e vendimmarrjes dhe krijimit të politikave. Për fat të keq, jo vetëm në Maqedonia por edhe në botë, shumë qeveri miratojnë ligje për ta rregulluar sigurinë në internet dhe me këtë bëhet kurban liria e shprehjes dhe liria e internetit. Pikërisht për këtë duhet të gjithë aktorët në shoqërinë tonë dhe në botë duhet të gjejnë mënyrë se si të krijojnë baraspeshën që të mos dëmtohet liria e internetit dhe natyra demokratike e tij. “ tha Jashari, njofton Portalb.mk.

Konferenca E-Shoqëri 2015. Foto nga Vanço Xhambaski
Konferenca E-Shoqëri 2015. Foto nga Vanço Xhambaski

Fatmir Besimi, zëvendëskryeministër për euro-integrime tha se liria dhe privatësia janë dy të drejta njerëzore të cilat duhet të garantohen nga çdo shoqëri.

“Megjithatë duke u nisur nga filozofia se e mira dhe e keqja shkojnë bashkë, teknologjitë dhe interneti kanë të mirat dhe rreziqet që sjellin me vete. Bota para dhe pas Internetit nuk është e njëjtë, ai kontribuon që e drejta e të shprehurit të jetë më e përforcuar ndërsa edhe rrjetet sociale ndikojnë në proceset demokratike.  Maqedonia ka shënuar një përparim sa i përket internetit dhe atë në vitin 2011 kemi pasur 55% të popullsisë të kyçur në internet, në 2015 diku rreth 70% e shfrytëzojnë internetin. Tani rreth 1 milion banorë e përdorin internetin përmes mobilit dhe ky është një ndryshim i rëndësishëm në mënyrën e jetesës së tyre. Megjithatë, duhet pasur parasysh që çdo kyçje në internet mban rreziqet e veta.” tha Besimi.

Konferenca E-Shoqëri 2015. Foto nga Vanço Xhambaski
Konferenca E-Shoqëri 2015. Foto nga Vanço Xhambaski

“Interneti kontribuon në avancimin e të drejtave të njeriut ndërsa edhe është burim i shkëlqyer i informimit, prandaj është shumë me rëndësi ai të jetë i mbrojtur”, theksoi Zhonas Bosha, drejtor i Institutit nacional për te drejtat e njeriut dhe paqe.

Lupço Prenxhov, zëvendësministër i Ministrisë për Vetëqeverisje lokale foli për rëndësinë e projekteve në këtë sferë që ministria i realizon në bashkëpunim me ambasadën franceze si dhe theksoi se “Fondacioni Metamorfozis” ka një rol të veçantë në realizimin e projekteve në sferën e internetit, njofton Portalb.mk.

Konferenca E-Shoqëri 2015. Foto nga Vanço Xhambaski
Konferenca E-Shoqëri 2015. Foto nga Vanço Xhambaski

Në sesionin e dytë të konferencës fjalime mbajtën edhe eksperti i të drejtave të njeriut nga Franca, Sebastian Bontre, Silva Pesiç përfaqësuese e Kombeve të Bashkuara në sektorin e të drejtave njerëzore, Ketrin-Ameli Çаsin nga Instituti nacional për te drejtat e njeriut dhe paqe si dhe Uranija Pirovska nga Komiteti i Helsinkit në Maqedoni.

Konferenca E-Shoqëri 2015. Foto nga Vanço Xhambaski
Konferenca E-Shoqëri 2015. Foto nga Vanço Xhambaski

Në kuadër të konferencës u mbajtën  edhe disa punëtori me tema:  Edukimi për të drejtat e njeriut-këmbimi i praktikave më të mira; Mjetet që risin sigurinë dhe privatësinë në internet; Standardet e gazetarisë dhe të drejtat e njeriut duke përfshirë edhe luftën kundër gjuhës së urrejtjes.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button