Komisioni Anketues, edhe Martin Protugjer e injoron ftesën për dëshmi

Këshilltari i kryeministrit Nikolla Gruevski, Martin Protugjer, sot nuk është paraqitur që të dëshmojë para Komisionit Anketues në lidhje skandalin e përgjimeve, njofton Portalb.

Pas disa mosmarrëveshjeve të vogla ndërmjet anëtarëve të Komisionit Anketues rreth rregullores dhe rreth asaj se çfarë të vendoset në rend të ditës, anëtarët e KSHZ-së, ranë dakord që të merren vesh se cilët përfaqësues të Komisionit Anketues, do të duhet të shkojnë në institucionet për të mbledhur materiale për përgjimet, njofton Portalb.

Përndryshe, dëshminë përpara Komisionit Anketues e ka shtyrë ministri i Financave Zoran Stavrevski, i cili ka thënë që do të jetë i lirë për të dëshmuar më 17 dhjetor, ndërkaq kryeministri Gruevski, pak para se të nisë seanca e djeshme, ka lajmëruar se nuk do të mund të prezantojë në terminin e caktuar, por të njëjtën do ta bëj më 14 dhjetor.

Nesër përpara Komisionit Anketues, deklaratë do të duhet të jep Sasho Mijallkov, 14 dhjetor Gordana Jankulloska, 15 dhjetor Mile Janakievski, asnjëri nga këta dëshmitarë ende nuk e ka konfirmuar se a do të prezantojnë. /Portalb

Paraqitja para Komisionit Anketues nuk është i patjetërsueshëm.

Lexo: Kush po e keqpërdor Komisionin anketues për përgjimet?

Lexo: Dëshmia e Gruevskit, përpara Komisionit Anketues shtyhet për të hënën

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button