Orav: Patjetër të arrihet marrëveshja për KSHZ-në

Ambasadori i BE-së Aivo Orav tha se prioritet i partive politike në Maqedonisë duhet të jetë marrëveshja për Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve

Pas pjesëmarrjes në takimin e mbajtur në Shkup për arritjen e marrëveshjes së ndërtimit të 400 kw largëpërçuesit që do të lidhë Maqedoninë dhe Shqipërinë, ambasadori i Bashkimit Evropian (BE) në Maqedoni, Aivo Orav deklaroi se BE-ja është e shqetësuar në lidhje me zbatimin e Marrëveshjes së Përzhinos, raporton Anadolu Agency (AA).

Ambasadori Orav tha se prioritet i partive politike në Maqedonisë duhet të jetë marrëveshja për Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ), ndërsa pas saj të bisedohet në lidhje me ligjet për sistemimin e sferës së mediave.

“Them se ndjekim çështjen me shqetësim, sepse edhe një afat tjetër i marrëveshjes nuk u përmbush dhe tre ekspertët e pavarur ende nuk janë zgjedhur. Gjashtë anëtarë nga ana e partive ishin të rëndësishëm, ndërsa tre të cilët duhet të jenë ekspertë të pavarur dhe të kenë njohuri speciale në këtë fushë ende nuk janë zgjedhur. Duhet t’iu rikujtoj se nuk ka mbetur më kohë. Gupet punuese vazhdojnë bisedimet edhe gjatë ditës së sotme dhe unë i inkurajoj që të përfundojnë sot këtë çështje”, deklaroi ambsadori Aivo Orav.

Grupet punuese të katër partive politike në Maqedoni tashmë disa muaj duhet të krijojnë kushtet për zgjedhje të lira dhe demokratike që do të mbahen në prill të vitit të ardhshëm, ndërsa ende është arritur të emërohet përbërja e re e KSHZ-së, respektivisht tre ekspertët e pavarur dhe pastrimi i listave zgjedhore.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button