Hungari: Gjendet një varr që supozohet të jetë i Sulltan Sulejmanit

Në Hungari sot është gjetur varri i sulltanit të Perandorisë Osmane, Sulejmani i Madhërishëm, raporton Anadolu Agency.

Si rezultat i gërmimeve arkeologjike të cilat i kryesoi Agjencia për Koordinim dhe Bashkëpunim Ndërkombëtar të Republikës së Turqisë (TIKA) në Hungari është gjetur varri në të cilin janë varrosur organet e brendshme të sulltan Sulejmanit të Madhërishëm, i cili ndërroi jetë në vitin 1566.

Ambasadori i Republikës së Turqisë në Budapest, Sakir Fakili, para gazetarëve tha se projektin e gërmimeve arkeologjike e ka mbështetur TIKA, qeveria hungareze, si dhe një grup i shkencëtarëve hungarezë dhe turq.
Përfaqësuesi i TIKA-së për Ballkanin dhe Evropën Lindore dr. Mahmut Çevik deklaroi se sot janë gjetur mbetje shumë të rëndësishme.

“Nga viti 2012 kemi punuar në këtë projekt të gërmimit të varrit ku janë varrosur organet e brendshme të Sulejmanit të Madhërishëm. Sot kemi gjetur mbetje të rëndësishme”, tha Cevik.

Profesor dr. Norbert Pap, i cili udhëhoqi hulumtimin, theksoi se në vitin 2010 ngriti nismë për të bërë hulumtim në vendin ku janë varrosur organet e brendshme të Sulejmanit të Madhërishëm.

“Në qytetin Siget kemi gjetur një vendbanim nga periudha osmane dhe zbuluam vendin ku janë varrosur organet e brendshme të Sulejmanit të Madhërishëm”, tha profesor Pap.

Profesori turk dr.Ali Uzay Peker deklaroi se kanë gjetur tyrben e Sulejmanit të Madhërishëm në vendin ku e ka përmendur edhe udhërrëfyesi Evlia Çelebi.

“Në qytetin Siget është gjetur vendbanimi osman në të cilin gjendet edhe varri i Sulejmanit të Madhërishëm. Sipas të dhënave të para, janë gjetur edhe mbetjet e xhamisë”, tha Peker.
Ndryshe, si rezultat i gërmimeve arkeologjike në Hungari për herë të parë është zbuluar vendbanim nga periudha osmane.

Sulejmani I, në Evropë i njohur si i Madhërishëm, ndërsa në botën islame si Ligjvënësi, ishte sulltan i Perandorisë Osmane i cili jetoi nga viti 1520 deri në vitin 1566. Nën udhëheqjen e tij, Perandoria Osmane arriti kulmin e saj dhe u bë forcë botërore.

Ai arriti të fitojë ishullin Rhodos, Beogradin (1521), fitoi ushtrinë hungareze të Louisit të II-të ( më 29 gusht të vitit 1526 ) në Betejën e Mohaqit, fitoi shumë pjesë të Afrikës veriore dhe Transilvaninë. Ndërroi jetë gjatë rrethimit të Sigetas në vitin 1566.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button