Zuckerberg premton mbrojtjen e muslimanëve në Facebook

Shefi ekzekutiv i Facebook-ut, Mark Zuckerberg, e ka publikuar mbrëmë një mesazh për muslimanët duke premtuar se do t’i mbrojë ata nga hakmarrja në këtë rrjet më të madh social në botë.

Duke i përmendur sulmet aktuale të militantëve islamikë në Paris dhe Kaliforni dhe propozimin nga kandidati republikan për president amerikan, Donald Trump, për parandalimin e hyrjes së muslimanëve në Shtetet e Bashkuara, Zuckerberg tha se muslimanët mund të frikësohen se “persekutohen për aksionet e të tjerëve”.

“Dëshiroj që ta dini se ju jeni gjithmonë të mirëseardhur këtu dhe se ne do të luftojmë për t’i mbrojtur të drejtat e juaja dhe të krijojmë ambient paqësor dhe të sigurt për ju”, ka thënë Zuckerberg.

Mëtutje, ai ka theksuar se “mua si hebre, prindërit e mi më mësonin se ne duhet të qëndrojmë kundër sulmeve ndaj të gjitha komuniteteve, bile edhe nëse ndonjë sulm nuk është kundër juve sot, pasi me kohë, sulmet kundër lirisë së çdokujt do ta dëmtojnë secilin”. (Rel)

I want to add my voice in support of Muslims in our community and around the world.After the Paris attacks and hate…

Posted by Mark Zuckerberg on 2015-12-09

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button