Policia konfirmon intervenimin në Luboten

Ministria e Punëve të Brendshme ka konfirmuar intervenimin policor në fshatin Lubeten të Shkupit. 

Sipas policisë shkak për përshkallëzim të situatës ka qenë ballafaqimi mes prerësve të drunjve dhe njësitit policor “Alfa”. 

“Në ora 18.30 në afrërsi të Lubetenit, policia pyjore dhe ‘Alfat’ kanë vërejtë një grup të njerëzve (prerës të drunjve) të cilët kanë shtënë në drejtim të të njëjtëve, ndërsa është kundërpërgjigjur edhe policia, thonë nga MPB. 

Të plagosur në anën e policisë nuk ka ndërsa po meren masat për ndriçimin e rastit dhe kapjen e personave në fjalë.

Të premten ë fshatin Luboten të Shkupit, njësia për intervenime të shpejta “Alfa” dhe makina të policisë janë parë në të gjitha anët e këtij fshati.

Kontrolle të rrepta janë bërë në të gjitha hyrje-daljet e fshatit, ndërkaq banorët e këtij fshati kan qenë të pa informuar se çfarë po ndodh.

Lajme të ngjashme

Back to top button