Remenski: Dime Spasov ka lënë 6603 amvisëri pa asistencë sociale

Në rrjedhë e sipër është vëzhgimi i çrregullt inspektues në të gjitha qendrat e punës sociale nëpër Maqedoni. Inspektorët kanë konfirmuar numër të madh të mungesave në funksionimin e këtyre institucioneve- deklaroi ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Frosina Remenski, njofton Portalb.

“Prej shtatorit 2014 deri më shtator 2015 numri i familjeve që pranojnë asistencë sociale është reduktuar për 6603 amvisëri. Nëse kemi 6603 amvisëri me minimum katër persona në familje, atëherë 26.412 persona kanë ngelur të uritur  për shkak të politikave të dobëta të VMRO-DPMNE- deklaroi Remenski.

Ajo tha se ministri i mëparshëm i Punës dhe Politikës Sociale, përkundër obligimit të tij me ligj, nuk ka marrë vendime për 1400 familje që e kanë humbur të drejtën për asistencën sociale.

“Ish ministri, punën rreth këtyre ankesave në mënyrë të papërgjegjshme, duke e ditur se me këtë e shkel ligjin, ia ka bartur nëpunësit në punë provuese në Ministri, i cili nuk ka të drejtë të vendos lidhur me kërkesat e qytetarëve. Ky nëpunës në mënyrë selektive ka vendosur për fatin e këtyre familjeve” deklaroi Remenski. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button