Premtimi për reforma në testimin ekstern mbetet i pa realizuar!

Nxënësit dhe mësimdhënësit bënë të ditur se ende nuk ka asnjë informacion lidhur me reformat dhe ndryshimet në testimin ekstern, të cilat kohë më parë u premtuan nga vetë Ministria e Arsimit dhe Shkencës.

Janari po afrohet dhe nxënësit do të hyjnë në testimin ekstern, kurse ende nuk kemi informacion për ndryshimet të cilat u premtuan, thonë profesorët.

“Nuk kemi asnjë informacion që kësaj radhe do të ketë ndonjë ndryshim sa i përket përmbajtjes apo mënyrës së realizimit të testimit ekstern. U tha që do të ketë reforma por ne ende nuk jemi të informuar”, tha R.T., profesor.

Ai shtoi se janari është shumë afër dhe nëse deri më tani nuk janë bërë reforma, me edhe nuk ka kohë.

“Shumë gjëra lihen pas dore. Nëse deri më tani nuk janë bërë reforma, tash më nuk mund të bëhen, ja më erdhi janar, nxënësit do të teston sërish në mënyrën e vjetër dhe me testimet skandaloze”, thotë ai.

Nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASH) thonë se është duke u punuar në reformat edhe pse nuk saktësojnë se kur do të jenë gati dhe kur do të zbatohen.

“Është ende duke u punuar në reformat e testimit ekstern dhe pasi të përfundojë kjo procedurë, do të fillohet zbatimi i saj”, thonë nga Zyra për informim e MASH.

Ndërkaq në Tetovë, u formua Unioni i nxënësve të shkollave të mesme, të cilët ngritën zërin kundër reformave të përshpejtuara dhe të dëmshme në arsim duke përfshirë këtu edhe testimin ekstern./Portalb

LEXO MË SHUMË:

Testimi ekstern, arsimtarët nuk do të dënohen ata mund të largohen nga puna

Plenumi: Testimi ekstern është dështim total! (Foto)

Ja testimi ekstern për të cilën dënohen mësimdhënësit shqiptarë (FOTO)

Testimi ekstern profesorëve dhe jo studentëve

Testimi ekstern sërish skandaloz!!

Çfarë problemesh fsheh testimi ekstern?

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button