Transport publik falas, Unioni Studentor: Kjo është fushatë parazgjedhore!

Gjatë prezantimit të festivalit 3 ditor që do ta organizojë Plenumi Studentor, Anëtari i tij Darko Malinovski komentoi edhe njëherë lirimin nga pagesa e transportit publik për studentët.

Ai tha se kjo që e bën shefi i Qeverisë nuk është asgjë tjetër veçse pjesë e fushatës së tij parazgjedhore. “Në lidhje me njoftimin që dha Kryeministri për transport falas për studentët, së pari duhet të themi që kjo masëështë e mirëseardhur sepse në një vend si Maqedonia, ku 50%e tërinjve janë të papunësuar, kështu qëështë një lloj lehtësimi të jetës së studentëve, megjithatë duhet ta komentojmë edhe kohën në të cilën lajmërohet kjo masë, sepse konsiderojmë se është një lloj keqpërdorim nga ana e tij për qëllime parazgjedhore”, tha Malinovski i Plenumit Studentor.

Qëndrim të njëjte me shoqatat tjera universitare kishte edhe Unioni Studentor Shqiptar.
“Unioni Studentor Shqiptar vlerëson çdo mundësi të re që na jepet neve si studentë, çdo lehtësim dhe çdo ndihme nga shteti, mirëpo nuk mundemi të themi se ky promovim nga Gruevski është me vend, përkundrazi, ne mendojmë se deri sot shume pak i ka dhënë rëndësi sistemit te mirëfillte arsimor, por edhe me atë pak rëndësi qe i ka dhënë vazhdimisht i ka diskriminuar arsimin shqip dhe studentet shqiptar. Pasi që kjo vepër e tij behet ne kohen e fushatës, nuk len hapësirë tjetër te kuptohet jashtë se marketing politik parazgjedhor”, thonë studentët shqiptarë.

Kryetari i këtij Unioni, Arben Hajrullahi, thotë se kjo nismë nga kryeministri nuk është e menduar mirë, ai mendon që nga kjo duhet të përfitojnë të gjithë studentët, pa marrë parasysh se ku studiojnë. “Ne dallohemi dhe diskriminohemi, kush studion në shtetëror e ka falas, e kush jo nuk e ka falas. Kjo na bën të mendojmë që është projekt shumë i ngutshëm dhe duhet të mendohet edhe një herë në bashkëpunim edhe me studentët”, tha Hajrullahi.

Të kujtojmë se dje kryeministri Gruevski premtoi se që nga 1 janari i vitit të ardhshëm do të aplikohet transport falas në trafikun publik të qytetit për të gjithë studentët e rregullt në të gjithë universitetet shtetërore në vend.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button