Shumë të shëndoshë jemi me këtë ambient dhe këtë ajër që kemi!

Gjendja sa po shkon e bëhet edhe më shumë alarmante, në shumë qytete ajri është shumë i ndotur, kjo del si rezultat nga analizat e fundit të bëra nëpër disa qytete kurse qytetarët çdo ditë të kaluar në ato vende mund të “pasurohen” me ndonjë sëmundje. Ata rrezikohen edhe nga ndonjë helmim, ajri nuk është arsyeja e vetme, por edhe mbeturinat nëpër rrugë dhe era e keqe e tyre janë një pjesë plus e kësaj gjendje alarmante.

Si shembull më të thjeshtë do t’i marrim rrugët e lagjes së Gazi Babës nga komuna Çair rrugë të shkatërruara ku në trotuaret e tyre mund të gjejmë mbeturina te cilat kanë erë të keqe (janë të qelbura) dhe era e tyre ndjehet nga 10 metra largësi.

Habia më e madhe është ajo se çfarë po presin autoritetet lokale dhe institucionet shtetërore a mos vallë ata po presin afrimin e zgjedhjeve që të pastrojnë rrugët dhe pastrimin e tyre të përdorin për përfitime politike ose (marketing politik)? Nëpër ata rrugë të shkatërruara dhe me erë të keqe qytetarët janë të detyruar të kalojnë çdo dit dhe te ndjejnë të njëjtën, erën e keqe dhe te njëjtën ta kombinojnë me ajrin e papastër që ata e thithin.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button