32 mijë kosovarë aplikuan për azil në Gjermani

Migrimi i qytetarëve të Kosovës në vendet perëndimore ka rënë dukshëm në krahasim me fundin e vitit 2014 dhe fillimin e vitit 2015, ku shifrat ishin alarmante.

Në shkurt të këtij viti vetëm për një ditë numri i atyre që kanë lënë Kosovën ka shkuar mbi 1500 veta, mirëpo, numri aktual ka rënë dukshëm, pasi janë vetëm rreth 500 veta që brenda një muaji braktisin Kosovën.

Këto të dhëna u bënë publike në tryezën “Punësimi dhe Migrimi”, nga ambasadorja e Gjermanisë në Kosovë Angelika Viets.

Ajo tha se problemi qëndron në atë se çdo vit 30 mijë kosovarë hyjnë në tregun e punës si të rinj dhe nuk ka mundësi të mjaftueshme për t’i punësuar të gjithë, transmeton Zëri.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button