Izairi: Nuk jemi vetëm ne përgjegjës për ndotjen e ajrit

Ministri i ambientit Nurhan Izairi thotë se dikasteri i tij nuk është kryekëput përgjegjës për ndotjen e enorme të ajrit. Izairi i është shmangur sërish përgjegjësisë duke thënë se për ndotjen e ajrit mbi të lejuarën në më shumë qytete të Maqedonisë duhet pyetur kryetarët e komunave se çfarë masash kanë ndërmarrë ata për të penguar këtë dukuri, njofton Alsat M.

“Se a do të ndërmerren masa, është mirë që këtë pyetje tua bëni kryetarëve të komunave, sepse një pjesë shumë e madhe e përgjegjësive ju takojnë kryetarëve të komunave , të harmonizohen me planin operativ dhe të kenë planin se si ato duhet të dalin. Ne i kemi sugjerimet, nëse hyni në web faqen e Ministrisë sonë shumë shpejt do ta merrni vesh se çka duhet çdo njëra prej komunave të ndërmerr, me faktin që nëse tejkalohen pesë ditë radhazi dhe ndotja është mbi normalen, cilat hapa mund t’i merr komuna dhe pastaj nëse kalon dhjetë ditë çfarë hapash duhet të ndërmerr komuna ”, tha Nurhan Izairi, Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor.

 

Lajme të ngjashme

Një koment

  1. Po more jeni qysh nuk jeni. Ju nuk duhet ta toleroni kete ndotje. Ju keni inspekcione dhe ju duhet te dilni ne teren edhe pa me pas reagime te qytetarve, pasi qe ate detyre e keni, 24 ore ne teren. Ju duhet te kontrolloni se cka digjet aty…
    Nese ka rrezik , ju duhet t’ia nderpreni punen…..

Leave a Reply to tetova Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button