Filloi Konferenca e njëmbëdhjetë ndërkombëtare е-Shoqëri.mk

Fondacioni Metamorfozis dhe Instituti ndërkombëtar për të drejtat e njeriut dhe paqe nga Kaeni e organizojnë konferencën ndërkombëtare e-Shoqëri.mk në Shkup. Kjo është konferenca e 11-të me radhë e-Shoqëri.mk, ndërsa tema e konferencës së sivjeme është “Liria dhe privatësia në internet”.

Në konferencë mes tjerësh marrin pjesë: ambasadorja franceze Lorens Auer, zy.kryeministri për euro-integrime Fatmir Besimi, zvministri i Vetqeverisjes lokale, Lupço Prenxhov, drejtori i fondacionit Metamorfozis, Bardhyl Jashari.

Konferenca do të përfshijë tema siç janë të drejtat e njeriut si bazë e shoqërisë bashkëkohore, liria e të shprehurit, gjuha e urrejtjes në internet dhe privatësia. Në kuadër të konferencës do të mbahen edhe disa punëtori.

Për më shumë lexoni: E-Society.mk

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button