Kur e pavërteta bëhet “e vërtetë”

[Recension: Për çka marrin rrogë ministrat e LSDM-së?]

Kur e parëndësishmja bëhet “e rëndësishme”, atëherë nisni nga një pozitë e përcaktuar qartë paraprakisht, dhe e dini shumë saktë se ku doni të arrini. Në praktikën gazetareske këto janë veprime të njohura, mirëpo ato nuk janë gazetareske. Ato janë veprime propaganduese dhe quhen “kornizim”, filtrim i informatave, përzgjedhje e temave, udhëheqje me debatet…

Përmbajtjën mediatike që e recensojmë mund ta dalloni në secilën nga këto teknika. Më së shumti për shkak se autorët e kësaj përmbajtjeje mediatike prej një aktiviteti krejtësisht të parëndësishëm, fryjnë një balon të ngjyruar me politizim, dhe kjo, në bazë, është larg esencës. Në fakt, janë përpjekur që të parëndësishmes t’i japin domethënie.

12032015-Vecer-PlatiLinku deri te artikulli origjinal: Për çka marrin rrogë ministrat e LSDM-së?

Data dhe koha e publikimit: 02.12.2015 – 10:47

Data e recensionit: 03.12.2015

Recensues: Zoran Bojarovski

DEFOKUSIM

Përpjekja e tillë vërehet që në nëntitull:

“Ata marrin rroga të mëdha, në funksione ku duhet të ndihmojnë të realizohet programi i qeverisë, mirëpo është e qartë se këto kuadro partiake të LSDM-së punojnë për partinë, e jo për shtetin.”

Momenti, kur prej të parëndësishmes, ose më saktë thënë – kur nga e pavërteta, bëhet një “e vërtetë”, është demistifikim i rolit të ministrave dhe zëvendësministrave të rinj në – qeverinë teknike. Qeveria teknike ka për detyrë ta kontrollojë keqpërdorimin e resurseve shtetërore në periudhën parazgjedhore dhe ta përgatisë ambientin për mbajtjen e zgjedhjeve të drejta dhe ligjore.

Ministrat në qeverinë teknike nuk kanë për detyrë ta realizojnë programin e qeverisë, për shkak se në atë program, publiku i Maqedonisë, opozita dhe bashkësia ndërkombëtare konstatuan keqpërdorim në favor të manipulimeve zgjedhore dhe të rezultateve zgjedhore. Në fakt, për shkak të kësaj vendi edhe gjendet në krizë politike.

Prandaj, nga pozita këndit të zgjedhur me vetëdije nga i cili do të kornizohet aktiviteti i funksionarëve politikë në favor të porosive politike, veprimi “gazetaresk” për kryerjen e asaj porosie shkel së paku dy nene të Kodit të gazetarëve.

Si e param ky tekst nuk ka asgjë të përbashkët me nenin 14, i cili prej gazetarëve kërkon që të jenë të paanshëm:

“Raportimi nga proceset policore, veçanërisht nga zgjedhjet, duhet të jetë i paanshëm dhe i balancuar. Gazetari duhet të sigurojë distancë profesionale nga subjektet politike.”

Si e dyta, elementet komentuese dhe anshmëria e përmbajtjes janë në kundërshtim edhe me nenin 13:

“Gazetari duhet të bëjë dallim mes fakteve dhe mendimeve, mes lajmit dhe komentit.”

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button