Jashari: Prokurorja, Janeva duhet t’i merr të gjitha rastet për të cilat ka indikacione ­

Ministri i Drejtësisë Adnan Jashari konsideron se prokurorja speciale publike në kuadër të kompetencave të saj dhe në bazë të informacioneve të cilat i merr duhet të fillojë procedurë për të gjitha rastet, kështu edhe për “Monstrën” dhe “Sopotin”, nëse ka indikacione për fillimin e procedurës penale, njofton MIA.

“Në pajtim me Ligjin për Prokurorinë Speciale Publike, në kuadër të kompetencave të saj dhe në bazë të informacioneve të cilat i merr për këto materiale, ajo do të duhet të fillojë procedurë për të gjitha rastet pa dallim nëse bëhet fjalë për “Sopotin”, “Monstrën” ose cilindo rast tjetër, nëse vlerëson se ekzistojnë rrethana dhe indikacione të caktuara për inicimin e procedurës penale”, deklaroi Jashari duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve sot në margjinat e takimit për Propozim-strategjinë për reforma në sistemin e jurisprudencës.

I pyetur për rastin në “Lagjen e Trimave” në Kumanovë, Jashari tha se sipas informacioneve që më shumë që i dëgjon nga gazetarët, gjegjësisht nga burimet të cilat në njëfarë mënyre nuk janë konfirmuar, ai si ministër i Drejtësisë nuk është kompetent të ndërmarrë veprime të caktuara jashtë asaj që i lejon ligji.

“Por, si ministër i Drejtësisë kam mundësi dhe të drejtë të kërkoj nga institucionet dhe organet kompetente që të konfirmohet nëse këto informacione janë të vërteta ose jo. Përderisa ka lëshime në procedurë, Këshilli Gjyqësor duhet të kryejë kontroll mbi punën e gjykatave dhe mbi Prokurorinë Publike”, tha ministri i Drejtësisë Adnan Jashari.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button