Van Hojte: Partitë politike afër arritjes së marrëveshjes për KSHZ-në

Ndërmjetësuesi Peter Van Hojte, pret që katër partitë politike të arrijnë marrëveshje për anëtarët e Komisionit Shtetëror Zgjedhor , që sot. Ai thotë se qëndrimet janë përafruar, dhe se anëtarët e këtij komisioni do të duhet të zgjidhen me urgjencë, njofton TV21.

“Jemi duke punuar në pjesën e ekspertëve që do të duhet të jenë pjesë e komisionit, që kjo të votohet  prej parlamentit së bashku me pikët tjera të marrëveshjes nga partitë tjera politike. Por do të duhet kemi këtë çështje të zgjidhur sa më shpejtë që është e mundur. Mendoj që po afrohemi në të gjitha pikat, por do të duhet kohë që të arrijmë marrëveshjen. Por shpresoj që ajo të arrihet që sot” , deklaroi ndërmjetësuesi belg.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button