Xhaferi: Analiza e MO-së është avancim i Kushtetutës

Zv/kryeministri Musa Xhaferi duke e cilësuar si një dokument që i bën analizë sistemit ligjor dhe administrativ në Maqedoni konfirmon rekomandimet e dala nga Analiza për Zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit, e ndërmarrë nga zyra e tij bashkë me OSBE-në dhe Institutin Evropian për Paqe. Në intervistën për Programin 200, ai thotë se Analiza është një interpretim i avancuar i Kushtetutës, njofton Alsat M.

“Dokumenti është një avancim i Kushtetutës, interpretim i avancuar i Kushtetutës dhe krijon hapësirë për të ndërtuar një kohezion për të relaksuar raportet dhe për t’u ndier të gjitha bashkësitë komod në shtëpinë e tyre, të cilën duhet ta kenë në Maqedoni”, tha Musa Xhaferi, zv/kryeministër.

Për rekomandimin e analizës për rikthimin e kushtetutës me karakter qytetar, Xhaferi thotë se një gjë e tillë nuk i dëmton shqiptarët. Sa i përket miratimit të buxhetit me badenter Xhaferi thotë se rekomandimi duhet parë si pjesë e kushtetutës, ashtu sikurse përdorimi zyrtar i gjuhës shqipe. Ai tha se propozimet deri në fund të dhjetorit do bëhen publike dhe do të jenë pjesë e diskutimit, por nga opinioni maqedonas nuk duhet të interpretohen si kërkesa maksimaliste.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button