Kasami:Do të insistojmë që të kemi ndonjë bashkëpunim me “Aleancën për Shqiptarët”

Bilall Kasami, kryetar i Lëvizjes BESA, në emisionin “Click Plus” në TV21 ka thënë se BESA me çdo kusht do të insistojë që të ketë ndonjë formë të bashkëpunimi me “Aleancën per Shqiptaret”.

Ai theksoi se Levizja Besa është një opsion i ri në RM, e nuk është degë e shkëputur nga ndonjë parti tjetër.

Kasami shprehet negativisht lidhur me bashkëpunimin e mundshëm me PDSH-në e Menduh Thaçit.”Problemi i PDSH-së është te liderin të cilin e ka. Ne nuk duam bashkpunim me këtë PDSH, deri sa Menduh Thaçi është kryetar i kësaj partie”, potencoi krzetari i Lëvizjes BESA.

Ai vlerësoi se me këtë llojë politikëbërje BESA po vendos një standard të ri. “Për herë të parë në Maqedoni një parti nuk formohet nga një person. Billall Kasami është kryetar i Besës, por Besa është i të gjithë intelektualëve në Maqedoni dhe të gjithë atyre që dëshirojnë të jenë me ne. Bajraktarizmi po paraqitet si një pengesë për bashkpunim me partitë tjera politike. Duhet një bashkim i gjithë spektrit politik dhe OJQ-ve. Këshilli Mbipartiak nuk ka të bëjë me opozitarizëm ose që zavendëson ‘Aleancën për shqiptarët’”, shtoi Kasami.

Në emision u shtjellua edhe ideja e Lëvizjes për Këshillin Mbipartiak.  “Në Këshillin mbipartiak ne do të jemi vetëm të anëtarësuar. Besa ka afruar përpilimin e listave që të futemi me lista të përbashkëta në zgjedhje. Për ne është me rëndësi bashkimi. Nëse ka përputhje të platformeve, është shumë lehtë të shkojmë bashkarisht në zgjedhje. Shqiptarëve të Maqedonisë u duhet një përfaqësim më i gjërë”, tha Kasami.

Lidhur me këtë, Kasami gjithashtu shtoi se gjatë periudhës kur takoheshin për të arritur marrëveshje për bashkëpunim, LR-PDSH dhe RDK dolën dhe shpallën Aleancën për Shqiptarët, pa i përfunduar takimet me Besën. “Prej atëherë, nuk kemi pasur takime”, ceku ai.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button