City lider i grupit, Juventus në vendin e dytë, Monchengladbachu as në Europa Ligë

Manchester City ka mposhtur Borussia Monchengladbachun 4:2 dhe ka siguruar vendin e parë në Grupin D, pasi Juventus është mposhtur 1:0 nga Sevilla.

Raheem Sterling ka qenë më meritori për këtë fitore me 2 gola, ndërsa nga një gol e kanë shënuar edhe Silva dhe Boni.

Për skuadrën e Xhakës realizuan Korb dhe Raffael.

Pas kësaj fitoreje City është ngritur në vendin e parë me 12 pikë, 1 më shumë se sa Juventus në vendin e dytë, ndërsa Monchengladbachu ka mbetur në vendin e fundit me 5 pikë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button