Nuk ndalet Roma, e “fshin” edhe Napolin

Nuk ka skuadër që mund ta ndal Romën e Rudi Garcias. Skuadra romake arriti edhe fitoren e tetë rresht në kampionatin italian Serie A, dhe njëherë “giallorosët” shënuan rekord të padiskutueshëm evropian, tetë lojë tetë fitore 24 pikë të tubuar duke shënuar 22 gola dhe paramendoni ka pësuar vetëm 1 gol, atë në ndeshjen e zhvilluar Kundër Parmas. Romakët këtë xhiro nuk e bënë hesap as Napolin, në Olipmico duke mposhtur me rezultat 2:0.

Ishte kjo një ndeshje me ritëm të shpejt aksione të bukura eurogol të shënuar dhe gjithçka çka një lojë futbolli e bënë spektakoleare. Napoli ka mundur shumë lehtë të kaloi në epërsi sikurse Goran Pandev dhe Lorenzo Insigne të ishin më të vëmendshëm mirëpo ish portieri i napolitanëve De Scantis, pati dy intervenime bravuroze.

E ligji në futboll që kur nuk shënon pëson vlejti edhe kësaj rradhe në fund të pjesës së parë specialisti i gjuajtjeve të lira të Romës, boshnjaku Miralem Pijanic, me një eurogol nga gjuajta e lirë i dha vendasve epërsi në pjesën e parë. Kjo nuk ishte e tëra nga Roma dhe Pijaniç, pasi ai shënoi edhe një herë nga pika e bardhë pasi Canavaro pengoi në zonën e rreptësisë Borielon e më pas u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë dhe u largua nga loja.

Pas kësaj fitore Roma arrin bilanc maksimal 8 ndeshje 24 pikë të tubuara, ndërsa Napoli mbetet 5 pikë prapa tyre me 19 pikë të tubuara.

Lajme të ngjashme

Back to top button