Platini në Gjykatën e arbitrazhit: Do të flas të vërtetën

Duke premtuar se do të flet “të vërtetën dhe vetëm të vërtetën” njeriu i parë i Federatës Evropiane të Futbollit (UEFA) Michel Platini (58), i cili momentalisht është nën suspendim, sot doli para Gjykatës së arbitrazhit për sport, raporton Anadolu Agency (AA).

Platini i cili ka 90 ditë suspendim për të marrë pjesë në çfarë do aktiviteti futbollisitk, më herët u ankua për suspendimin të cilin ia shqiptoi Këshilli etik i Federatës Botërore të Futbollit (FIFA), për të cilin shkak nuk mund të vazhdonte fushatën për president të FIFA-së.

Ai ishte favorit për këtë pozitë deri më 25 shtator të këtij viti kur u arrestua dhe u mor në pyetje në Zvicër lidhur me dy milionë dollarët të cilat FIFA ia pagoi në vitin 2011.

“Nuk do t’iu them më tepër se ajo që tashmë ua kam thënë”, u shpreh shkurt Platini para mediave në hyrje të godinës së Gjyqit.

Për shkak të pagesës kontestuese, Platini së bashku me presidentin e suspenduar të FIFA-së Sepp Blatter mund të përballen me suspendim të përjetshëm.

FIFA është përfshirë nga skandali korruptiv nga maji i këtij viti kur autoritetet zvicerane arrestuan disa zyrtarë të FIFA-së.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button