Finlanda paralajmëron politikë të rreptë për emigracionin

Finlanda ka paralajmëruar politikë të rreptë emigracioni për të zvogëluar fluksin e emigrantëve në këtë vend, raporton Anadolu Agency (AA).

Ministria e Punëve të Brendshme theksoi se kërkesat e pabaza për azil shpejtë do të zgjidhen, dhe se parashtruesit me procedurë të shpejtë do të kthehen në vendet prej ku vijnë.

Me politikë të rreptë emigracioni nënkuptohet hapja e qendrave për kthimin në atdhe, që do të kontribuojë në dëbimin e shpejtë të atyre që kërkesa për azil u refuzohet. Po ashtu janë paralajmëruar ashpërsim të kushteve për bashkim familjar, si dhe zvogëlimin e benefiteve për refugjatët. Të gjithë ata për të cilët Finlanda vlerëson se vijnë nga vendet e sigurta, po ashtu do të kthehen.

Testim vitesh do të zbatohen tek secili parashtrues i azilit për të cilin dyshohet se nuk është në moshë të rritur, ndërsa ata që do të shfrytëzojnë dokumente të falsifikuara do të përgjigjen penalisht.

Në Finlandë sivjet kanë ardhur mbi 30.000 migrantë, që është numër dhjetë herë më i madh krahasuar me vitin e kaluar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button