De Biazi: Nuk do ta doja një përballje me Italinë në Europianin e 2016

Trajneri italian, i ftuar në televizionin amerikan “Foks News”, u intervistua nga patrioti i tij, Di Canio, dhe quajti si arritjen e tij më të madhe ndërhyrjen në kokën e futbollistëve.

“Nuk ishte e lehtë”, tha De Biazi, përpara ardhjes sime, këtu mendohej kryesisht për driblimin. E pata më të thjeshtë sepse këtu 60-70 për qind kuptojnë italisht”.

59-vjeçari vlerësoi ndihmësin e tij, Paolo Tramexanin, që vëzhgoi futbollistët dhe zgjodhi ata të duhurit, ndërsa shtoi se shqiptarët më parë duhet t’i prekësh në aspektin emocional dhe pastaj t’u flasësh për taktikën.

De Biazi shpreson që suksesi të vazhdojë edhe në Francë, por nuk ka dëshirë të ndeshet me Italinë, pasi nuk dëshiron t’i nxjerrë më shumë probleme.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button