Fillon Festivali i parë dimëror i poezisë “Netët Strugane të Poezisë”

Në Qendrën Kulturore Rinore në Shkup sonte do të hapet Festivali Dimëror i Poezisë i Netëve Strugane të Poezisë.

Festivali do të zgjasë deri më 11 dhjetor, ndërsa në fokus do të jenë katër poetët të shquar nga vendi dhe jashtë. Ata do të kenë mundësi përmes ligjërimit ta prezantojnë krijimtarinë e tyre dhe të bëjnë shqyrtim poetik të vetë poetit.

Pjesëmarrës të sivjetmë në Festivalin e ri dimëror të poezisë janë Mohamed Benis nga Maroku, Aleksandar Shurbanov nga Bullgaria. Dushko Novakoviq nga Serbia dhe Violeta Tançevska-Zlateva nga Maqedonia.
Në suaza të programit nesër prezantim do të ketë poeti maroken Benis, i cili fillimisht do të mbajë ligjëratë në Fakultetin Filologjik “Bllazhe Koneski”, ndërsa në mbrëmje do të ketë portret poetik dhe lexim poezie. Dita e ardhshme i është kushtuar poezisë së poetit bullgar Shurbanov, e premtja do të rezervohet për poetin serb dhe përkthyes Novakoviq, ndërsa dita e fundit e festivalit është rezervuar për fituesenj e çmimit “Vëllezërit Milladinovci” për vitin 2015 Tançeva-Zlateva.

Pjesëmarrësit e festivalit do të publikohen në edicionin “Plejadi” krijimtaria e së cilës do të arrij deri te publiku lexues.

Nga NSP paralajmëroi se vitin e ardhshëm Festivali Dimëror do të mbahet edhe në universitet në Manastir, Shtip, Ohër, Tetovë, ku do të organizohen aktivitete të tilla kulturore. /MIA

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button