Gruevski: Dorëheqja e Kondarkos me urdhërin e liderit të LSDM, Zaev

Boris Kondarko nuk duhet me përulje të veprojë për vendimin e LSDM-së pasi që ai është në funksion shtetëror dhe përgjigjet para qytetarëve, vlerëson kryeministri Nikolla Gruevski në lidhje me dorëheqjen e Kondarkos nga funksioni kryetar i Komisionit shtetëror zgjedhor.

“Opozita e Maqedonisë është në situatë jo të këndshme pasi që me vite nuk mund ta fitojë besimin e qytetarëve dhe gjithmonë kur afrohen zgjedhjet përpiqen të bëjnë krizë politike me qëllim që të gjejnë alibi për dështimin me qëllim nëse ka mundësi për zgjedhje të parakohshme t’i pengojnë ato zgjedhje të parakohshme. Në këtë konotacion e kuptoj atë që po ndodh rreth Kondarkos. Është shumë joparimore dhe e papërgjegjshme kryetari i partisë të publikojë se i ka dhënë detyrë ose urdhër kryetarit të Komisionit shtetëror zgjedhor, pavarësisht se e delegon partia e tij, madje do të thoja edhe poshtëruese është për vetë Kondarkon kur shefi i tij partiak i cili nuk duhet në mënyrë të këtillë të sillet, aq më pak duhet vetë Kondarko të veprojë me përulje me vendimin e partisë, pasi që ai është në funksion shtetëror dhe përgjigjet para qytetarëve në ven dhe nuk duhet të sillet ashtu siç sillet”, deklaroi kryeministri Gruevski duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve gjatë vizitës në Manastir.

Lajme të ngjashme

Back to top button