Mami, ç’kemi?!

Hej Mam, sot ndjej të të përqafoj, më vjen të ha veten time, pse nuk e kisha atë ndjesi kur të kisha pranë! Ka kohë që zgjohem me nevojën për të t’i puthur sytë. Kam rrotull meje vetëm njerëz të mirë, por kuptimin e vetvetes nuk e kam pranë! Më thuaj si t’ia bëj?

Më thuaj a do më zbehet ndonjëherë kjo nevojë, apo do rritet çdo ditë e me shumë! O Ma, sa herë qaj, qaj vetëm për ty.. Edhe kur sëmurem qaj. Jo nga dhimbja, por se nuk je ti aty, aty pranë meje.. Sepse nuk e kam prehrin ku mund të mbështes kokën dhe gjithë atë botën time, që e krijuam bashkë!

O Ma, e di që prej ditës së ekzistencës sime, qoftë dhe në barkun tënd, të kam bërë të vuash! Ti kurrë nuk e pranove atë vuajtje, më quajte thesar! Dhe unë sërish nuk ndjeja të të përqafoj si sot.. Po, po.. Sepse mendoja se jam e ngopur me ty, ngaqë të kisha çdo ditë pranë! Por a u ngopka toka me diellin? Apo nata me hënën?! Ja unë ashtu jam sot.. Pa diell, dhe plotësisht e errësuar!

 

Nga M.H

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button